Subscribe

Gjykata e Apelit kunder krimit dhe korrupsionit ka zbardhur vendimin për i ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin E policisë së Vlorës, Jaeld Çela, të cilët po vuajnë dënimin e dhënë pak kohë më parë.

 

Apeli i Posaçëm i konsideron përgjimet e Prokurorisë Italiane të Katanias si prova të pakontestueshme, pasi bisedimet mes anëtarëve të grupit Habilaj janë të sinqerta per shkak se ata nuk kane patur dijeni se ishin duke u përgjuar.

 

Vendimi prej 278 faqesh, konkludon se nuk është e vërtetë që Grupi kriminal Habilaj e ka nisur aktivitetin pas marrjes së postit të Ministrit Tahiri. Por afërsia familjare me drejtuesit e organizatës si dhe përdorimi I vartësve, u ka krijuar atyre lehtësira në këtë veprimtari kriminale.

 

Gjykata aryseton më tej se përtej cdo dyshimi ish ministri Tahiri ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme me kushërinjtë e tij në grupin kriminal Habilaj dhe se dhuratat e referuara prej tyre për “shefin” i atribuohen atij.

 

Por, nuk rezulton qe dhuratat e blera për ish-ministrin të jenë marrë prej tij.

 

Sajmir Tahiri është dënuar me vendim të gjykatës me 3 vite e 4 muaj burg, vendim që pritet të kundërshtohet në gjykatën e Lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *