Zbardhet plagosja e ndodhur të shtunën në Laç, ku i plagosur mbeti 25-vjeçari Emanuel Preçi. Sipas policisë, i riu është qëlluar me automatic nga shtetasi Kadri Kurtaj (Imeri), i cili është shpallur në kërkim.

 

Ai është ndihmuar nga daja i tij, Agron Koçi që të arratiset pas ngjarjes. Efektivët ushtruan kontrolle të pandërprera në banesa dhe ambjente në të cilat kishin informacion që mund të fshihej autori i plagosjes së 25-vjeçarit.

 

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi,  shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T). Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *