Subscribe

Zbardhet drafti i propozimit të Partisë Socialiste për Ligjin e Presidentit mbi ushtrimin e detyrës dhe kompetencat e kreut të shtetit. Ky draft parasheh një sërë ndryshimesh ligjore që i kufizojnë disa të drejta kreut të shtetit që deri tani nuk I kishte.

Më konkretisht në projektligjin e ri, një nga ato ndryshime që bie në sy është përcaktimi I datës së zgjedhjeve.

 

Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve pas konsultimit me kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive parlamentare. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga Presidenti i Republikës mbështetur në konsensusin e partive pjesëmarrëse në konsultë. Në rast se mungon konsensusi, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve, sipas propozimit të partisë apo partive që mbajnë numrin më të madh të mandateve parlamentare.

 

Sipas këtij projektligji, nëse Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në afatin e përcaktuar nga legjislacioni zgjedhor ose e nxjerr atë në kundërshtim me procedurën sipas këtij neni, atëherë data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi, sipas propozimit të Kryetarit të tij, me vendim që miratohet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, brenda 10 ditëve nga afati i dekretimit.

 

Disa ndryshime parashikohen edhe në të drejten e Presidentit për dekretimin e Kryeministrit dhe Ministrave, ku i kufizohen disa të drejta në dëm të Parlamentit.

 

Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin nismëtar të Kryeministrit, ose nuk e nxjerr atë sipas procedurës së përcaktuar në pikat 5, 6 dhe 7 të këtij neni, atëherë Kryeministri zgjidhet drejtpërdrejt nga Kuvendi. Në këtë rast zbatohen gjegjësisht procedurat që rregullorja parashikon për zgjedhjen e Kryeministrit me mocion mosbesimi. 10. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin pasues të Kryeministrit, brenda 10 ditëve nga zgjedhja, atëherë Kryeministri i zgjedhur i paraqet Kuvendit për miratim përbërjen dhe programin e qeverisë, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Kryeministri, zëvendeskryeministri dhe ministrat e miratuar sipas kësaj pike bëjnë betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.

 

Edhe për dekretimin e ministrave , merr rol edhe Kuvendi.

 

 Presidenti i Republikës nuk mund të vonojë apo pengojë emërimin e ministrit të propozuar për asnjë motiv apo shkak tjetër, përveç atyre të pikës 2 të këtij neni. 4. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *