Subscribe

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku u vra me thikë 19-vjeçari Grei Bihuci.

Pas hetimeve të thelluara, policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, se si nisi debati mes të rinjve dhe që përfudnoi deri në përdorimin e thikës.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjëve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djalë të mitur.

Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për “like”, e më pas në llogari të tjera të tyre sociale.

Mukët, Serjani dhe shoku i tij i mitur e kanë lënë dje të takohen për t’u sqaruar. Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin.

Sa janë takuar, biseda është fryrë në debat të agravuar, deri në përdorim thikash.

Bihuci ka tentuar të ndal sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Ai ditën e djeshme ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i ka lënë orët e tjera.

Pasdite, Grei punonte si kamarier në një lokal në qendë të qytetit. Kolegët e tij kanë zhvilluar sot homazhe për 19-vjeçarit, për të cilin shprehin vlerësime të mëdha dhe gëzojnë respekt për djalin që ishte.

Policia deri më tani ka arrestuar Olsi Serjanin dhe të miturin tjetër./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *