Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi do të zhvillohet ditën e premte, në Pallatin e Kongreseve, i cili do të hapet me fjalën e dy krerëve të kabinetëve, Edi Rama dhe Avdullah Hoti.

Po ashtu, do të mbajnë një fjalim të shkurtër edhe anëtarë të ndryshëm të dy qeverive, ku do të parashtrojnë çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Rreth orës 12:45, pritet të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e vetëm 45 minuta më pas Rama e Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja do të mbyllet rreth orës 13:30 me një foto të përbashkët.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit tëKongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

  1. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *