Subscribe

Një ditë pas atentatit që iu bë 54-vjeçarit Agron Puka, policia ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar tre autorët, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ata janë : Vincens Tuku 32 vjeç, Amarildo Kola 31 vjeç dhe Kevin Ndoka 18 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Një debat i fortë i pak ditëve më parë me një nga tre autorët, dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit mëngjesin e djeshëm në fshatin Rrilë të Lezhës.

Tuku, Kola dhe Ndoka e kanë pritur dje Agron Pukën që të linte bashkëshorten dhe fëmijët në shkollë, dhe të pajisur me kallashnikov kanë tentuar të ndalojnë largimin e tij me makinë.

Por Puka, pasi i pikasi agresorët, nxitoi të ikte me shpejtësi.

 

Gjatë largimit ai qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në të njëjtën kohë iu është përgjigjur autorëve me pistoletën që e mbante pa leje.

Si pasojë e shkëmbit të zjarrit, Puka mbeti i plagosur. Ky i fundit tashmë është në pranga në spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai akuzohet për  “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve”.

Edhe tre autorët e shpallur në kërkim rëndojnë të njëjtat vepra penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *