E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhet atentati ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka

Zbardhet atentati i ndodhur pasditen e të mërkurës ndaj biznesmenit nga Shijaku, Dashamir Gjoka, i cili shpëtoi falë automjetit të blinduar. Sipas policise, autorët janë dy vëllezër përkatësisht 32 dhe 36 vjeç, të cilët qëlluan me automatik në drejtim të makinës së 46-vjeçarit.

 

Në vendin e ngjarjes u gjenden edhe 26 gëzhoja. Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve. Në momentin që u qëllua drejt mjetit të biznesmenit, Gjoka ndodhej në makinën e blinduar, së  bashku me të shoqen e tre vajzat.

 

Reklamë

Teksa është goditur me automatik, ai ka shtuar shpejtësinë e makinës duke u drejtuar për në komisariat, ku ka bërë denoncimin mbi çfarë i ka ndodhur. Biznesmeni Gjoka rezulton i dënuar në vitin 2007 në Itali me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Trafikim i personave”.

 

Po ashtu në shtator të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metra katrorë truall, pronë e tij. Por ky hetim u pushua nga gjykata e apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës së akuzës dhe kthimin e pasurisë.

 

Më shumë video

Reklamë