Prej disa minutash ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit vendorë në qytetin e Fierit. Në qendër të diskutimeve ka qenë lirimi i hapësirave publike.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë takimit ashtu si edhe në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve, të cilët sipas tij nuk kanë performuar si duhet.
Lexo edhe :
Related Posts
Të njëjtat burime konfirmojnë se ndryshe nga Vlora, në Fier nuk do të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i të gjithë drejtorëve, por do të shihet performanca e gjithsecilit.
Ndërkohë po ashtu bëhet me dije se kreu i qeveisë ka folur me tone të ashpra edhe për pastërtinë e qytetit, e cila lë shumë për të dëshiruar.
Ai ka kërkuar që i gjithë institucioni i Bashkisë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të zgjedhurit vendorë të kryejnë detyrën e tyre, duke ju përkthyer me punë, besimin me votë që ju dhanë qytetarët.






