Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Servisi” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. Xh., 29 vjeç., banues në lagjen nr. 17, Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *