E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zani Caushi kërkon lirimin nga burgu: Kam dy fëmijë të mitur…

Myrteza Çaushi,i njohur ndryshe si Zani Çaushi,i dënuar me burgim të përjetshëm i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht.

Reklamë


Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë,është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.

Kerkesa e Caushit bazohet mbi argumentat se është rehabilituar pasi ka vuajtur me shume se 25 vite burg nga denimi me burgim te perjetshem si dhe ka dy femije te mitur.

Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende.

Burime nga Gjykata e Korçës pohuan se proçesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve,me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë