Zambrotta për Vizion Plus: Hysaj “top”, penalltia e Realit ishte OK

Ylli i futbollit botëror Gianluca Zambrotta ishte në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes në një event të organizuar nga Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League.
Ish-lojtari i Juventusit, Barcelonës e Milanit pati një takim me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetare sportive.
Zambrotta i cili ishte protagonist i madh në botërorin e fituar nga Italia në vitin 2006 u pyet nga Vizion Plus dhe Tring në lidhje me temën me të nxehte te ditës Uefa Champions League, debatet që prodhoi sfida Real-Juventus falë penalltisë së fituar në minutat shtesë si dhe pritshmeritë për pjesën e mbetur të këtij kompeticioni.
“Është mekat per Juventusin qe doli nga Champions League, por futbolli kështu eshte, dhuron emocione te mëdha, here pozitive dhe per fat te keq here negative. Per mua episodi qe vendoi kualifikimin ishte 11-metersh, kjo pastaj varet gjithnjë nga interpretimi qe ben gjyqtari, edhe pse vazhdoj te këmbëngul qe ajo ishte 11-metersh. Sa i takon Buffonit, unë ate e njoh prej kohësh. Ndoshta për të ishte ndeshja e fundit në Champions League ne karriere dhe shansi i fundit për ta fituar këtë kompeticion kështu që duhet kuptuar edhe reagimi i tij emocional ndaj gjyqtarit në atë moment. Sa i takon garës, gjysmefinaliste jane kater ekipe te forta. Real Madrid eshte si gjithnjë ekipi per t’u mundur ndërsa Liverpool po ben shume mire ne Premier League dhe Champions. Roma eshte nje surprize ne kete edicion te Champions League ndërsa Bayern pak si Reali, keshtu qe mendoj qe eshte nje Champions, i ekuilibruar nga kjo pikëpamje.”
41 vjecari i cili erdhi për herë të dytë në Shqipëri, pasi kishte ardhur si lojtar edhe me Milanin, nuk mund të mos i përgjigjej edhe pyetjeve mbi kombëtaren kuqezi, eksperiencën e trajnerëve italiane ne vendin tonë, si dhe disa nga futbollistet shqiptare që luajnë në seria A, duke vlerësuar në mënyre të veçante Elseid Hysaj.
“Kam pasur eksperience ne training ne Indi dhe si ndihmës i Kapelos dhe nuk e përjashtoj aspak mundësinë per te drejtuar nje dite kombëtaren shqiptare, por edhe klube ketu tek ju, do te ishte nje gje emocionuese per mua dhe pozitive. Ata që njoh më shumë nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë dy portierët që luajnë tek Atalanta dhe Lazio, Berisha dhe Strakosha por ai që sigurisht me pëlqen më shumë është Hysaj i Napolit, lojtar vërtet i mirë që luan në një ekip ët madh që mua më pëlqen.”
Gianluca Zambrotta konsiderohet si një nga anësoret më të mirë të historisë së futbollit italian. Ai ka luajtur mbi 360 ndeshje ne karriere ne serine A dhe 11 ndeshje me kombëtaren axurre. Përveç titullit të kampionit të botes me Italinë ne 2006, Zambrotta ka fituar 6 tituj kampion ne Itali me Juventus dhe Milanin, ndërsa luajti edhe dy sezone tek Barcelona nga 2006-2008.




