
Zalla lëshon bombën: Tiranën mund ta rrëzojë lufta për “Selman Stërmasin”
Gazetari Lirim Zalla ngriti dyshime se ndaj ekipit të Tiranës ka hije komploti me qëllim që ta zbresin një kategori më poshtë.
Zalla tha në studion e emisionit “Kampionët” në Vizion Plus se Tirana është ekipi që nuk plotëson ato që duan ata që drejtojnë kampionatin.
“Unë e mendojë që ka hije dyshimi. Normalisht Tirana mund të jetë ekipi që nuk plotëson ato që duan ata që e drejtojnë kampionatin. Dhe hijet e dyshimit për mua janë shumë të forta në rastin konkret. Të lidhura ndoshta edhe me biznesin; të lidhura ndoshta edhe me një lloj mentaliteti që ekziston. Që të kesh hije dyshimi kjo nuk do të thotë që je fajtor. Unë I kam këto hije dyshimi dhe ndoshta nuk dua që të realizohen sepse nuk dua ta shoh Tiranën në kategori inferiore për hir të vërtetës. Nuk I takon jo vetëm nga historiku por edhe nga forma e ekipi që ka sot. Kështu që nëse ato hije dyshimi do të jenë unë do t’u lutesha tyre që mund të reaizojnë dyshimet e mia që të largohen nga kjo. Sepse nuk është e ardhmja e futbollit shqiptar. Nuk është në realitetin e futbollit shqiptar.”
Sipas Zallës, shkak për rënien e Tiranës është bërë rindërtimi i stadiumit “Selman Stërmasi”.
“Të gjithë e dimë, mos bëjmë nëpër studio sikur se dimë, marrim drejtim me kështu kollare, historia është që do zoti që Tirana nuk bie viktimë e asaj që ne kemi dëgjuar kudo në opinione…që ky stadium do bëhet (Selman Stermasi); do ribëhet, ku atje është Tirana, atje janë zyrat e Tiranës, atje është dhënë për t’u luajtur Tirana; ndoshta do ribëhet. Është mu në mes të kryeqytetit që do ketë shumë ambiente biznesi do ketë shumë gjëra…Por unë lus që Tirana të mos bjerë viktimë e kësaj gjëje. Po të jetë ky ngërç është një fatkeqësi e madhe. Unë e lus zotin dhe nuk e besoj por që e mendojë e mendojë. Dhe kam të drejtë ta mendojë. Atëherë duhet të jenë gjërat më fair. Nuk ka pse ta vuaj Tirana. Tirana është një skuadër historike e Shqipërisë. Ne nuk mund ta godasim Tiranën për hir të një biznesi që do të bëhet atje. Thashë unë nuk e besojë por që e mendojë e mendojë.”




