Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një video-mesazhi i ka uruar socialistëve në Shqipëri dhe kreut të qeverisë një Kongres të suksesshëm, ndërsa u shpreh optimist në vijimin e bashkëpunimeve intensive.

 

Zaev theksoi se prioritet i dy vendeve është rruga drejt familjes së madhe evropiane.

 

“Të dashur socialistë, i dashur shoki Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta! Jemi dy vende të ndryshme por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.”

 

Po ashtu, ai shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit.

 

“Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosshmëri drejt integrimit. Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim! Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit, dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë. Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë”, deklaroi Zaev në videon e shpërndarë nga sekretari i pergjithshem i PS, Taulant Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *