E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim takime në SPAK; takon Arben Krajën dhe kandidatët për kreun e Prokurorisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vizituar sërish prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Diplomatja e lartë ka zhvilluar një bisedë 30 minuta me kryetarin aktual të SPAK, Arben Kraja.

 

Reklamë

Pjesë e takimit ishin edhe tre prokurorët Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, të cilët janë kandidatët zyrtarë për drejtimin e SPAK.

 

 

Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim theksoi se SHBA-të janë në krah të SPAK-ut, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve nga personat e fuqishëm. “jo më pandëshkueshmëri” –  shkruan ambasadorja amerikane.

 

Kreut aktual të SPAK, Arben Krajës, i mbaron mandati i tij 3-vjeçar në datën 18 dhjetor.

Më shumë video

Reklamë