E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim përsërit nga Shkodra: Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat

Nga Shkodra, ku pa nga afër sesi po ecën procesi i votimit, ambasadorja amerikane, Yuri Kim përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti politike apo kandidat.

 

Ajo bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, të lirë.

 

Reklamë

Kryediplomatja e SHBA vlerësoi edhe identifikimin elektronik, që aplikohet në këto zgjedhje.

 

“Ishte shkëlqyeshëm që pash që sistemi i ri i kontrollit të kartave biometrike funksiononte shumë mirë. SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por mbështesim të drejtën e qytetarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë për të shkuar për të votuar, i lirë. Kjo është dita juaj.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë