Yuri Kim, vijon të shijojë pushimet në jug të Shqipërisë dhe këtë e tregon me fotot që publikon në rrjetet sociale.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, së fundmi ka ndaluar në Dhërmi, ku tregon se ka provuar kafen dhe rakinë tone.

Kim ka postuar një foto me tri gra të zonës, të cilat duken serioze në foto, por Kim thotë se pas “kuintave” ato ishin shumë shakatore dhe mikpritëse.

“Shëtitje muzgu në Dhërmi. Mësova se si qyteti po restaurohet. Ndalova për raki dhe kafe duke admiruar pamjen. Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato ishin shumë shakatore. Më nxorën gliko dhe liker dhe më treguar histori të bukura. Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe mi mbushi duart me fiq të thatë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj”, shkruan krahas postimit Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *