E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Yuri Kim: Mos ju dorëzoni atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bëri thirrje që reforma në drejtësi të mos ndalet. Duke u mbështetur në deklaratat e ministres Etilda Gjonaj, Kim tha se nuk duhet lejuar që të fitojnë ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

 

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, deklaroi ajo në “Twitter”.

 

Etilda Gjonaj u shpreh këtë të mërkurë se Byroja Kombëtare e Hetimit do të plotësohet shumë shpejt me hetues. Gjithashtu, ajo deklaroi se ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me institucionet e reja të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Më shumë video

Reklamë