E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Yuri Kim i tërheq veshin kryetarëve të partive: Verifikoni kandidatët, jeni përgjegjës

Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Yuri Kim, riperserit thirrjen drjetuar partive politike për t’u angazhuar kundër korrupsionit, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

 

Permes nje postimi ne twitter ajo citoi të nominuarin e presidentit Biden, për sekretar te shtetit, Antony Blinken, në seancën e tij para senatit disa ditë më pare ku tha se: “ne duam të lartësojmë punën në luften kunder korrupsionit”.

 

Reklamë

Ambasadorja tha se paralajmërimi i njohur për masa ndaj zyrtarëve të korruptuar mbetet i vlefshëm, dhe ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre.

 

Ajo kërkoi “të kontrollohen mirë kandidatët, që të mos promovohet korrupsioni, të mos fyhen votuesit dhe të mos minohet demokracia shqiptare”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë