Ambasadorja amerikane, Yuri Kim reagoi për letrën që kryeministri Edi Rama mori nga presidenti i SHBA, Donald Trump. Kim shkroi në “Twitter” se letrën Ramës ja ka dorëzuar ajo. Ambasadorja renditi disa nga pikat më të rëndësishme të letrës.

 

“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër nga presidenti Donald Trump për të falenderuar për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, për të refuzuar praktikat abuzive të Kinës dhe për mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës si edhe Marrëveshjen e Abrahamit. #KrahPërKrah.”

 

Letra, e publikuar nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, nis me falenderimin që Trump I bën Ramës për lidershipin e Shqipërisë dhe rajonin e Ballkanit.

 

Po ashtu Presidenti i SHBA vlerëson edhe qëndrimin e vendit tonë kundër ndikimit të Kines për shtrirjen e 5G.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *