Subscribe

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi kërkuan ne SPAK heqjen e sekuestros për 32 pasuri të tij, përfshirë këtu edhe Televizionin Ora News, me argumentin se afati ka skaduar.

 

Mbrojtësit e biznesmenit paralajmëruan se nëse nuk do të hiqet sekuestro atëherë çështja do të shkojë në arbitrazhin ndërkombëtar.

 

Por nëse një gjë e tillë ndodh shtetit shqiptar rrezikon të paguaje130 milionë euro, kosto që rëndon mbi taksapaguesit.

 

Sot që flasim dëmi i shkaktuar është 130 milionë euro. Cdo ditë që shtyhet kjo procedurë në mënyrë extraligjore në cënim të drejtpërdrejtë dhe ulëritës do ti kushtojë taksapaguesve shqiptarë 18 mijë euro në vit për hir të menyrës dhe metodave dhe instrumentalizimit të gjyqësorit.

 

Në qershor të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës së Posaçme konfiskimin e 32 pasurive Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *