Sport
Ylli i kombëtares shqiptare tërheq vëmendjen e Realit, nisin tentativat për blerjen e tij

Reali i Madridit po kërkon një emër që të zëvendësojë Carvajal dhe Odriozola dhe sytë janë drejtuar nga yjet e kombëtares shqiptare.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët kërkojnë të bëjnë pjesë të ekipit Elseid Hysajn. Futbollistit shqiptar i përfundon kontrata këtë verë me Napolin dhe gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë më tej në “San Paolo”.
Reklamë
Roma, Fiorentina, Atlético Madrid dhe Sevilla e kanë atë në axhendën e tyre mbrojtësin kuqezi, ndërsa të fundit që i bashkohen “ankandit” janë “Los Blancos”. Kontaktet me Hysajn kanë nisur, por mbetet të pritet se çfarë do të prodhojnë këto bisedime.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




