E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Xhulio Prela u qëllua me plumb në gjoks, dyshime se u takua me vrasësit

Efektivi i forcave të ndërhyrjes se shpejtë Xhulio Prela u ekzekutua në një atentat gjatë natës teksa ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij në Lezhë me një makinë të tipit Volsvagen.

 

Reklamë

Atij i ishte bërë një prit kur po kthehej nga aeroporti i Rinasit, ku kishte shoqëruar të afërmit e tij kur u qellua për vdekje. Madje hetuesit dyshojnë se efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mund jetë takuar me vrasësit, pasi ai është qëlluar nga afër.

 

Reklamë

Në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonate rreth orës 2 e 20 minuta të së shtunës, e cila njoftonte se një mjet kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur.

 

Fillimisht është dyshuar për nje aksident. Por me të mbërritur në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë konstatuar se Xhulio Prela është vrarë me armë zjarri. Ai është qëlluar me tre plumba pistolete, që i kanë shkaktuar vdekjen, një prej të cilëve e ka marrë në gjoks.

 

Burimet bëjnë me dije se autoret e krimit janë larguar me shpejtësi me një makinë, e cila është identifikuar tashmë. Në vendngjarje kanë shkuar krerët e policisë kriminale, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta. Në të gjithë rrugët janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. 26-vjeçari Xhulio Prela punonte  si efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Hetuesit e lidhin krimin me vrasjen për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Më shumë video

Reklamë