Akademia e Shkencave ka marrë vendimin që brenda 2 viteve punë me një fond prej 1 milion dollarë, të rishikojë historinë e Shqipërisë prej tre volumesh me rreth 2.000 faqe. Këtë histori do ta ri-shkruajnë akademikë të vjetër dhe të rinj.

I ftuar në “Spotlight” nga Alban Dudushi, në “Vizion Plus”, akademiku dhe historian Pëllumb Xhufi u ndal edhe te figura e Mit’hat Frashërit, për të cilin u shpreh se shiti Kosovën dhe Çamërinë.

“Mit’hat Frashëri ka bërë një marrëveshje, në muajin maj, kur kishte mbaruar çdo gjë. Ai pasi kishte bërë Mukjen dhe thoshte ‘u prishëm për çështje të Shqipërisë etnike’ bën një marrëveshje për një shtet shqiptaro-grek, ku Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Jashtme do e menaxhonte pala greke, ku ne do ishim një provincë e Greqisë, me kufijtë e vitit 1913. Pra, e shiti Kosovën, e shiti dhe Çamërinë. Dhe këtë projekt, e refuzuan grekët, sepse u çuditën nga një gjenerozitet kaq i madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *