Është absurditet dekorimi i Presidentit të Republikës për të vrarët nga ana e Brigadës së Parë Sulmuese në vitin 1943, pjesëtare të Ballit Kombëtar. I këtij mendimi është historian Pëllumb Xhufi i cili thotë se edhe vete drejtuesit e LANÇ ne atë kohe e kanë kritikuar Mehmet Shehun për vrasjet e tyre,por nuk mund te dekorohen një grup njerëzish me motivacion për meritë atë shquara ne demokratizimin e vendit. Xhufi i ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus thekson se ka një inflacion ne dekorata nga ana e institucionit te kreut te shtetit. Sipas tij historia nuk duhet pare me syze partiake por ne baze te dëshmitareve te kohës dhe dokumenteve origjinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *