Sport
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovë.
Reklamë
Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.
Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall “Xhudistja më e mirë në botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




