Subscribe

Duelin mes dy shqiptareve te kombëtares Xhaka dhe Hyka me skuadrat e tyre ne Zvicër e ka fituar Taulanti qe ka përgatitur edhe nje gol ne fitoren 3-0 te Bazelit kundër Lucernes. Ne ndeshjen e transmetuar ekskluzivisht ne paketën Tring favoritet kuqe blu 7 here kampione te Zvicrës kane shuar çdo dyshim se mund te kishte ndonjë surprize ne ndeshjen e vlefshme për javën e 11 te kampionatit Helvet. I pari shënoi Doumbia pas nje veprimi akrobatik te Delgados ne minutën e 25 te pjesës se pare. Ne pjesën e dyte ne minutën e 55 pas disa rasteve ne te dy krahët është Xhaka qe dirigjon nje kundërsulm te Bazelit dhe pason per Lang qe nuk fal brenda zonës dhe dyfishon shifrat. Ne minutën e 60 është moment i zëvendësimit per Hyken qe nuk la gjurme te Lucerna, ndërkohe qe Bazeli shënon edhe nje gol ne minutën e 89 me ane te Eljonusit. Bazeli kryeson me 31 pike nga 33 te mundshme pas 11 takimesh, ndërsa Lucerna rrëshqet drejt fundit te renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *