Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje se tre muajt e ardhshëm janë prova e zjarrit për opozitën dhe mazhorancën.
Sipas tij, nëse Edi Rama shpëton edhe këtë herë nga akuzat, kjo do të thotë se ai do të qeverisë edhe për 50 vitet e ardhshme.
Sa i përket nismës së Ermal Hasimajt, Xhaferri tha se është një lëvizje që i duhet opozitës për të bashkuar idetë, por kjo nuk do të thotë se do të garojnë në të njëjtin koalicion.
Pjesë nga biseda:
Xhaferri: Shqipëria është në krizë legjitimiteti qeverisës. Nëse më parë ishin akuza, sot janë fakte. Nëse Rama ia hedh edhe këto tre muaj, do të rrijë edhe 50 vjet. Nëse ia hedh edhe kësaj radhe me këto akuza, ai do të fitojë. Ky nuk është koalicion politik, nuk do të garojmë bashkë. Por faza e parë është të vendosim rregulla të barabarta.
Borakaj: Jeni dakord për ndryshim sistemi?
Xhaferri: Po, jemi. Qeveri tranzitore që kur të garojmë të jemi të barabartë përballë Alfredit, të fitohet nga emri, jo nga drejtorët. Unë kisha në zonë Ministrin e Brendshëm. E dyta, reformë elektorale, siç do të propozohet nga i gjithë spektri elektoral.
Borakaj: Pra jeni dakord për ndryshim sistemi?
Xhaferri: Po, patjetër. Pastaj, pasi të krijohen këto kushte, do të vendosim si do të dalim.
Petraj: Nëse nuk do Rama, si do t’ia bëni?
Xhaferri: Do të dalim në protesta. Çdo regjim është i rrëzueshëm.





