E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhaferri: Ne si opozitë nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese

Deputeti demokarat Besart Xhaferri i ftuar në sudion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se opozita nuk ka as akses dhe as ndikim te Gjykata Kushtetuese.

Por, siç shtoi ai, shpreson që Gjykata të mbajë në fuqi pezullimin nga detyra për të mos lejuar manipulimin apo zhdukjen e provave.

Reklamë

Sipas tij, objektivi i opozitës nuk është vetëm të merret me individë të veçantë, por të adresojë kreun e asaj që e cilëson si një sistem tërësisht korruptiv.

“Qytetarët shqiptarë kanë parë dhe një transparencë se si bëhen garat në Shqipëri, të cilat bëhen komplet të ndërhyra dhe të dirigjuara. Le të themi vetëm aq përgjime sa janë kapur. Pastaj, se si qëndrojmë ne për Gjykatën Kushtetuese, ne besoj se nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese si opozitë.

Reklamë

Por, patjetër shpresojmë që vendimi që Gjykata Kushtetuese ka marrë, i cili është pezullimi nga detyra, pra jo shkarkimi i saj, se nuk vendosën për shkarkim, por ta pezullojnë, që ajo të mos hyjë në zyrë, e cila quhet skenë krimi. Pra mos të ketë mundësi për të manipuluar provat, për t’i zhdukur provat, e të tjerë. Shpresojmë që ajo Gjykatë Kushtetuese këtë gjë ta mbajë në fuqi .

Patjetër që qëllimi i një opozite nuk është vetëm emrat individualë, por është të shkojmë tek ai që është në krye të gjithë sistemit korruptiv”, tha Xhaferri.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë