Subscribe

Tentativat për trafikimin e lëndëve narkotike në vendet fqinje me Shqipërinë ishin teme e diskutimit mes ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dhe komandantit të përgjithshëm të Guardia Di Finanzas, gjeneral Giorgio Toschi. Ky i fundit shprehu interesin e Guardias, që në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve.

 

Gjenerali italian theksoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar është mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi, krahasuar me vitin 2017. Nga ana e tij ministri Fatmir Xhafaj tha se ndihma e Guarda Di Finanza konsiston në dy fusha: kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror. Xhafaj theksoi se për qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit te drogës mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *