E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moska kërkon paqe të përhershme në Ukrainë, jo armëpushim të përkohshëm

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia është e përkushtuar për arritjen e një paqeje të përhershme në Ukrainë dhe jo për një armëpushim të përkohshëm.

Peskov deklaroi se armëpushimet afatshkurtra, sipas tij, nuk sjellin rezultate të qëndrueshme.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj një paqeje të përhershme dhe jo ndaj një armëpushimi të përkohshëm”, tha Peskov, sipas RIA Novosti.

Ai pretendoi gjithashtu se situata në Ukrainë po përkeqësohet nga dita në ditë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në front.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, ky trend pritet të vazhdojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.