Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është drejtuar me mesazhe të forta sot prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Xhafaj u shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët janë sot më të paguarit dhe tashmë është koha që ata të veprojnë dhe të justifikojnë besimin e marrë.

Por, gjithashtu ai është shprehur me tone kritike sa i takon projekt buxhetit të 2022. Xhafaj e konsideroi të papranueshme që dy vite nga funksionimi i SPAK të flitet ende për mungesë zyrash.

 

Projektbuxheti u jep zgjidhje pjesës dërrmuese të kërkesave për mirëfunksionimin e sistemit dhe institucioneve të tyre. Është lajm shumë i mirë rritja e ndjeshme e buxhetit të SPAK ku përfshihet Prokuroria e Posaçme dhe BKH. Le të shpresojmë se kjo do të ndihmojë që të shohim rezultate shumë më të mira se sa kemi parë deri më tani.Në këtë pikë, dua të theksoj se buxhetimi për institucionet e drejtësisë, por besoj edhe ato të sigurisë, nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve në varësi të ekzekutivit.Kjo jo vetëm se është një pushtet i pavarur po se po, por edhe për shkak të specifikave që ka nëse duam jo veç të respektojmë pavarësinë e tij funksionale e financiare, por që edhe realisht ta mbështesim atë në prioritetet reale të tij si me fondet e buxhetit të shtetit ashtu edhe me donacionet dhe investimet e huaja.E papranueshme që kur ka kaluar mbi dy vjet nga fillimi i punës së SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash pune për prokurorët dhe hetuesit e BKH, ca më keq akoma për faktin se ende nuk qenkan zgjidhur mosmarrëveshjet për fondet buxhetore për oficerët e policisë gjyqsore që ligji ju njeh detyrimin për t’i rekrutuar, proces që duhej të ishte mbyllur prej kohësh dhe që ndoshta është edhe një nga arsyet përse flitet për mbingarkesë në punën e prokurorëve të këtij institucioni. u shpreh Xhafaj.

 

Gjithashtu ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga prokurorët e gjykatësit.

 

Njerëzit e këtij sistemi, prokurorët dhe gjyqtarët por edhe ekipet e këshillave drejtuese e inspektuese dhe stafet e tyre mbështetëse duhet të kuptojnë shumë më mirë se deri më sot përgjegjsinë e tyre ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.E ritheksoj edhe njëherë dhe duhet ta ridëgjojnë që mos e harrojnë : Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend!Krahas garancive për pavarësinë e plotë vendimmarëse e funksionale, kjo është një nga risitë kryesore të reformës në drejtësi. Padyshim një zgjidhje shumë e drejtë për misionin dhe përgjegjësinë që ato kanë në funksionimin e shtetit të së drejtës dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.Nuk janë dhuratë e askujt, janë para, investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi që kanë ende pritshmëri të larta nga sistemi i ri i drejtësisë.Me shpresën për më shumë përgjegjshmëri, më shumë transparencë dhe kryesorja më shumë rezultate konkrete në dhënien e drejtësisë, në shërbimet ndaj qytetarëve, në luftën kundër krimit të organizuar dhe vecanërisht pandëshkueshmërinë korruptive në nivelet e larta.Besimin, mbështetjen dhe këtë buxhet të madh e keni, andaj është koha të veproni të justifikoni besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që keni marrë dhe merrni çdo ditë nga njerëzit progresistë të këtij vendi, nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar!, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *