Xhafaj mbledh anëtaret e grupit kundër krimit të organizuar

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian ne Tiranë Romana Vlahutin. Takimi është zhvilluar ne zyrën e prokurores ne orët e pasdites dhe ka zgjatur për afro 50 minuta.
Nuk ka ende detaje te bisedës por Vlahutin por ne daljen e saj pas takimit ambasadorja nuk ka preferuar te komentoje. Burimet thonë se shefja e organit qendror te hetimit ka marre mbështetje për vazhdimin e luftës ndaj korrupsionit dhe hetimin e dosjeve te nxehta.
Me herët gjate ditës prokurorja ka qene ne zyrën e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas te dhënave në takim u diskutua mbi koordinimin e punës për operacionin “Forca e ligjit” ndërsa kjo ishte dhe mbledhja e parë e task forcës qendrore ndërinstitucionale. Task forca është ngritur në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar.
Ministri i brendshëm njohu anëtarët e task forcës me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave si edhe aksesin në databazën e përbashkët të informacioneve për grupet kriminale.




