E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Xhafaj: Ekspertët e FBI-së do asistojnë policinë, duhet të rifitojmë besimin e qytetarëve

Ekspertët e FBI-së dhe të Bashkimit Europian do të kenë një zyrë të posaçme pranë Ministrisë së Brendshme. Këtë fakt e bën të ditur Ministri Fatmir Xhafaj në një takim me punonjësit më të lartë të Policisë së shtetit.

 

Xhafaj pranoi se zhvillimet e fundit kanë ulur ndjeshëm besimin dhe imazhin e policisë.

 

Reklamë

Numri një i këtij dikasteri deklaroi se policia do të vijoj luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike dhe rezultatet tregojnë se është në rrugën e duhur.

 

Ministri Xhafaj evidentoi se brenda policisë do të vijojë dhe procesi i vettingut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë