Subscribe

Ministrja e Jashtme e Shqiperise Olta Xhacka ka vizituar Maqedonine e Veriut ku eshte takuar me homologun Bujar Osmani.

 

Në një konferencë për shtyp Xhacka u ndal tek procesi i anëtarësimit në BE të dy vendeve.

 

Ne sot takohemi si ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO, por takohemi po ashtu edhe si ministra të jashtëm të dy vendeve që janë në prag të hapjes së kapitujve të parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kjo na vë para përgjegjësisë të thellojmë reformat dhe të bashkëpunojmë ngushtë edhe në këtë proces me rëndësi parësore duke pasur si synim kryesor ruajtjen e momentumit që ka fituar ky proces së fundmi. Pikërisht për këtë qëllim, unë gjej rastin të inkurajoj të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, që të kontribuojnë me konstruktivitet në përmbushjen e angazhimeve që do t’í hapin rrugë përparimit të procesit të integrimit të vendit.

 

Ndërkohë që homologu i saj Bujar Osmani theksoi se nuk do të ishte e ndershme që Maqedonia e Veriut ti kërkoje Shqipërisë të mos e vazhdoje procesin në rast se Maqedonia e Veriut nuk arrin të përmbushe obligimin sa i përket ndryshimeve kushtetuese.

 

Është një moment i papërsëritshëm në dinamikën e imponuar evropiane të rajonit. Ndërgjegjësimi i BE-së po krijon një mundësi, një shans historike që në 2030 të gjithë të jemi në Bashkimin Evropianë. A do e kapim këtë shans, apo do e përsërisim atë që na ndodhi para 15 viteve në raport me Greqinë, tani mbetet në duart tona, a do izolohemi apo do jemi pjesë e këtij treni të përshpejtuar që na çon drejtë Brukselit, është vendim i secilit prej deputetëve në Parlament, i secilit prej nesh në emër të qytetarëve dhe shtetit tone”.

 

Përsa i përket marrveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ministrja Xhacka shprehu vleresimin e Shqipërisë pavarësisht faktit që nuk pati një nënshkrim të dokumentit nga palët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *