Subscribe

Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në Tiranë homologun malazez, Xhorxhe Raduloviç duke theksuar angazhimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona janë prej kohësh një faktor stabiliteti dhe sigurie por edhe një model për rajonin. Pjesë thelbësore e diskutimit tonë ishte zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara gjatë mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për hapjen e pikave të reja kufitare, për rritjen e investimeve dhe projekteve në zonat ndërkufitare.”

 

Ministri Raduloviç u ndal veçanërisht tek të drejtat e minoriteteve si dhe progresi në integrimin evropian për Tiranën dhe Podgoricën.

 

DORDE RADULOVIÇ

MINISTER PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME, MAL I ZI

 

“Mali i Zi i trajton të gjitha pakicat kombëtare me një fokus të veçantë dhe sa i takon pakicave shqiptare jemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e minoritetit shqiptar. Përmes këshillit që i përfaqëson ata kemi mundësinë që të punojmë më nga afër duke iu siguruar, ndër të tjera, të drejtën për arsimim. ”

 

Shefi i diplomacisë malazeze ishte i pranishëm edhe në hapjen e konsullatës së nderit të Malit të Zi, në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *