Subscribe

Ministrja  per Europen dhe Punet e Jashtme Olta Xhaçka mbajti nje deklaratë të përbashkët për mediat me homologen kanadeze Melanie Joly  e cila ndodhet ne Tirane ne nje vizite zyrtare.

 

Xhaçka tha se ne takimin me Joly diskutimi u fokusua tek thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimi i mëtejshëm i tyre në fusha me interes të përbashkët

 

Vizita e MPJ kanadeze, shprehje e vullnetit për ta zhvilluar në mënyrë intensive bashkëpunimin tone. Në 35 vite marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme. Ministrja Joly ka kontribut të dorës së parë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

 

Kryediplomatja shqiptare tha se ka biseduar me homologen e saj për mundësitë për të rritur praninë dhe investimet kanadeze në Shqipëri.

 

Vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme. Pjesë e diskutimeve edhe Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë. Shqipëria mirëpret një përfshirje më të madhe e më intensive të bizneseve kanadeze në ekonominë e saj. Shpresojmë të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona, duke intensifikuar marrëdhëniet bazuar në vlerat e përbashkëta. Qeveria shqiptare është e përkushtuar maksimalisht për ta çuar këtë marrëdhënie përpara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *