E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:23 Në vijim ora 01:23: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Teknologji

WhatsApp vjen me një risi

Të gjithë përdoruesit e Whatsapp do të përjetojnë risitë më të reja të aplikacionit, si filtra, albume automatike të bisedave dhe mundësi për të dërguar mesazhe të shpejta.

 

Filtrat e fotove është përditësimi më i madh nga të tre, i cili i lejon filtrat në foto, video apo GIF para dërgimit të tyre.

 

Reklamë

Në këtë përditësim janë pesë filtra të quajtur: Pop, B&W, Cool, Chrome dhe Film, por më vonë WhatsApp do të shtoj edhe më shumë.

 

Përveç kësaj, nëse përdoruesit dërgojnë shumë foto apo video menjëherë në mesazhe, ata pastaj automatikisht do të grupohen dhe do të krijohet një album.

 

Këto tipare tani për tani do të jenë në dispozicion vetëm për iOS, ndërsa për Android do të vijnë më vonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë