WhatsApp së fundmi po punon për të sjellë për të gjithë përdoruesit një përditësim të ri, që do ti  shpëtojë gabime të panumërta dhe të turpshme.

 

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë aktualisht ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

 

Tipari i ri e bën më të qartë se cilët përdorues po dërgojnë fotografi, duke shfaqur emrin e kontaktit nën foto profili.

 

Vetëm përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Android – duke përfshirë Samsung, Huaëei dhe pronarët e smartphone Sony – do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë përditësimin, pasi përdoruesit e iPhone tashmë kanë funksionin e përfshirë në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS.

 

Përdoruesit e WhatsApp janë ende duke pritur për dy nga përditësimet më të mëdha në historinë e aplikacioneve të mesazheve, të cilat pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *