LëvizjaVetëvendosje është duke përgatitur një Projektligj, i cili do t’i dokumentonte krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

 

Deputetja, Albulena Haxhiu, është shprehur se është fatkeqësi dhe gabim i madh që asnjëherë nuk ka pasur të dhëna zyrtare sa u përket krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.

 

“Nuk e kuptoj se si kanë mundur këta njerëz që kanë drejtuar institucionet në Kosovë të mos e ndërmarrin asnjëherë këtë veprim. Ka shumë vende ku krimet i kanë të dokumentuara edhe në faqet e tyre zyrtare. Për neve është e papranueshme që nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”.

 

Ndër të tjera ajo ka theksuar se pasur shumë organizata të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare që kanë dhënë informacione për krimet, masakrat dhe dëmet e tjera të Serbisë në Kosovë.

 

Gjithashtu Haxhiu vlerëson se në këtë drejtim do të duhej që të ekzistojë një ligj edhe për një institut të ri që do ta fuqizonte atë, por edhe për muzeun e krimeve të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *