Aimee Coronado Bravo me origjinë meksikano-indigjene, është njëra nga 35 vullnetarët e korpusit të paqes e cila ka mbërritur në Shqipëri në muajin tetor.
Në familjen pritëse ku ajo ka qëndruar përgjatë kësaj periudhe, ka arritur të mësojë disa fjalë shqip por gjithashtu shumë elementë të kulturës sonë.
View this post on Instagram
“Deri tani eksperienca ka qënë shumë e bukur. Për dy vitet e ardhëshme do të shërbej pranë bashkive në juglindje të vendit e do të ndihmoj në fusha që lidhen me integrimin drejt BE si dhe turizmin. Kush nuk do të dontë ta shihte këtë vend të bukur.”
Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm edhe i Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner.
“Në frymën e miqësisë, këta 35 amerikanë do të punojnë, do të jetojnë e do të shërbejnë në Shqipëri, në emër të popullit amerikan. Unë do t’ju shoh ju si ambasadorë në bazë, ju do të punoni me zell krah për krah mikpritësve tuaj shqiptarë dhe puna juaj ka për të ndryshuar jetë.”
Vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes me ekspertizë në Arsimin në Anglisht dhe Edukimin Shëndetësor, do të punojnë gjatë dy viteve të ardhëshme në disa shkolla të vendit.
“Kjo shënon fillimin e një pune të përbashkët që premton fryte, përfitime si për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë ashtu edhe për partnerët vullnetatë të korpusit të paqes nga SHBA.”
“Një dritare drejt një bote tjetër, një pasqyrë për të parë veten dhe forcën për tu përpjekur së bashku, duke e bërë jetën më të mirë.”
Mes vullnetarëve, një pjesë e mirë e tyre janë ekspertë të aftë për Zhvillimin Organizativ, të cilët do të bashkëpunojnë me bashkitë e vendit, si dhe me organizatat rinore dhe të shoqërisë civile./vizionplus.tv/





