E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vullkani mund të shpërthejë sërish, ndërpriten kërkimet për të zhdukurit

Ekipet e shpëtimit kanë ndaluar përpjekjet për të gjetur 9 të zhdukurit pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë, që la pas 6 viktima.

Shpresat se mund të ketë të mbijetuar janë të pakta pasi turistët kanë qenë shumë pranë kraterit të vullkanit në momentin e shpëtimit.

Reklamë

Ekipet e specializuara për shpëtimin e të mbijetuarve janë larguar nga ishulli për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Sipas gjeologëve vendas të cilët po monitorojnë vullkanin, në 24 orët e ardhshme mund të ketë një shpërthim të dytë, pasi aktiviteti sizmik është rritur ndjeshëm.

Reklamë

 

“Ne i interpretojmë këto sinjale si dëshmi të presioneve të larta të vazhdueshme të gazit brenda vullkanit. Në 24 orët e ardhshme ka ende të ngjarë të ndodhë një shpërthim tjeter” thuhet në njoftimin e shërbimit të monitorimit sizmik të Zelandës së Re.

 

Ndërkohë Ishulli I Bardhë vijon të jetë I mbuluar nga hiri dhe tymi që shkaktoi shpërthimi t vullkanit.

Aktualisht 30 të mbijetuar janë nën kujdesin e mjekëve në gjashtë spitale në Zelandën e Re, shumë prej të cilëve kanë marrë djegie të rënda në trup.

Vazhdo të lexosh

Reklamë