E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç takon Merkel, në fokus refuzimi i Haradinajt për të hequr taksat ndaj mallrave serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Davos, në ditën e dytë të forumit ekonomik.

 

Reklamë

Në axhendën e këtij takimi që do të mbahet rreth orës 16:00, temë kryesore do të jenë Kosova, taksa ndaj mallrave serbe si dhe rruga e Serbise drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.

 

Një ditë më parë kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Davos përmendi edhe taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.

 

Ai e cilësoi deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosova nuk ka ndermend ta heqë taksën, si një sinjal të keq jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë ballkanin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë