Pas kerkeses se qeverise serbe  ku kerkohej  shperndarja e parlamentit president i Serbisë, Aleksander Vucic i ka hapur  rruge formalisht zgjedhjeve te parakohshme.

 

Ai caktoi daten 17 dhjetor  per zhvillimin e tyre.

 

Bashke me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do te kete edhe zgjedhje lokale ne nje pjese te komunave, konkretisht ne 60 komuna, duke perfshire edhe kryeqytetin Beogradin.

 

ALEKSANDER VUCIC

Bazuar në propozimin e arsyetuar të Qeverise  me 30  tetor 2023 nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbise. Jam i bindur se po konsolidojmë demokracinë dhe po ofrojmë një rrugë të sigurt drejt së ardhmes për fëmijët tanë. Rroftë Serbia, le të kemi zgjedhje të lumtura.

 

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

 

Paralajmërimi i zgjedhjeve të reja, ndodhi në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

 

Tensionet  pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator, ku mbeti i vdekur edhe efektivi i policise Afrim Bunjaku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *