Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka konsideruar si të vështirë rrugëdaljen nga kriza e krijuar në veri. Deklarata e tij vjen pas takimit me  të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ishte i shoqëruar me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me këshilltarët e politikës jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

 

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar Vuçiç.

 

Presidenti serb përfundon reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke theksuar se pret të tjera takime të rëndësishme në Bruksel.

 

Më herët përfaqësuesit e QUINT zhvilluan bisedime në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, Lajçak theksoi se palët duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se dialogu është e vetmja zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *