Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar mbi postimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku shfaqej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Krahas fotos së shpërndarë, Majko shkruan se Vuçiçit i pëlqen papajtueshmëria, ndërkohë që duhet të kujtojë se në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi një deklaratë për të respektuar provesin e paqes në rajon.

Sipas Majkos, ky është një problem dhe mungesë serioziteto nga ana e shtetit serb.

“Me publikim e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd. Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, shkruan Majko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *