Subscribe

Presidenti Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se nëse serbët e veriut të Kosovës preken, do të presë vetëm 24 orë ndërhyrjen e NATO-s.

 

Në të kundërt, theksoi Vuçiç, Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë të ndodhin ngjarjet e 1995 apo 2004.

 

“Ne do të presim për 24 orë për të reaguar NATO, ose Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004,” tha Vuçiç.

 

Ai tha se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

 

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tani e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *