Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh nga Tirana, se vendi i tij mbështet intergimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Në konferencën e përbashkët me shtyp me Ramën dhe Zaev, kreu i shtetit serb u shpreh se të dyja vendet i kanë plotësuar të gjithë kushtet, dhe se BE nuk e ka mbajtur premtimin.

 

“Serbia është 100 për qind mbështetëse për proceset e integrimit evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do të  bëjmë më të mirë për të qenë krah tyre për çeljen e negociatave për këto dy vende. I keni mbushur të gjitha kushtet, dhe nuk keni marrë atë që iu është premtuar. Do të jemi krah për krah me miqtë tanë nga Tirana dhe Shkupi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *