Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar Shteteve te bashkuara që të shtojnë presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Vuçiç deklaroi se është gati për dialog menjëherë pas heqjes së taksës dhe se kjo ka gjasa të ndodhë në muajin dhjetor.

 

“Vështirë se mund të ketë vazhdim të dialogut para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Kjo do të thotë se në rastin më të mirë, në fillim të dhjetorit mund të vazhdojë dialogu, por përpara kësaj, e rëndësishme është të bisedohet për heqjen e taksës. Serbia është e gatshme që në çdo çast të fillojë bisedime të hapura politike me shqiptarët, e kuptojmë shumë mirë që nëse kërkohet zgjidhje, duhet të paguajmë një çmim për këtë.“

 

Ndërkohë pas takimit me presidentin serb, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh përmes një postimi në Twitter, se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, do ta forcojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas njoftimit te departamentit amerikan te Shtetit , Pompeo gjithashtu ka inkurajuar Serbinë dhe Kosovën që të shmangin provokimet qe pengojnë normalizimin e marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *