E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç: Harrojeni, dialogu me Kosovën nuk vijon pa u hequr taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti të premten se nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vënë mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

 

Reklamë

Vuçiç tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do ta kuptojnë se pa bisedime nuk mund të ketë zgjidhje.

 

“…por, nëse nuk duan, nuk duan. Nuk mund ta detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk e di se çfarë duan, çfarë kërkojnë prej nesh dhe çfarë prej botës”, tha Vuçiç në Vranjë.

 

Ai shtoi se Serbia, edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Kosovën, do të jetë mjaft e fortë që të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

 

Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë.

 

Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë