Subscribe

Pas reagimeve të ashpra që shoqëruan deklaratën e një dite më parë se në marrdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet shmangur një konnflikt i ngrirë si ai në rajonin e Nagorni Karabakut, presidenti serb, Alexander Vuçiç ka shpjeguar se thirrja e tij ishte për paqe dhe jo për luftë.

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

“Politikanëve në Prishtinë ju them se Serbia nuk është armiku i tyre, por një bashkëbisedues që dëshiron paqe, me kushtin që të mos poshtërohet. Reagimet e djeshme nga Prishtina dhe Tirana tregojnë edhe njëherë se sa i vështirë është pozicioni i Serbisë. Për të gjithë ishte e qartë se çfarë thashë, politikanët shqiptarë gjithashtu më dëgjuan dhe më kuptuan mirë, por ata kanë arsyet e tyre pse duhet të përcjellin diçka në një mënyrë tjetër.”

https://www.youtube.com/watch?v=Aoer5wjBIVg

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përsëritur se deklarata të tilla nuk i shërbejnë aspak paqes dhe sigurisë në rajon.

 

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian nuk ka pranuar ti përgjigjet thirrjes së lidershipit Kosovar për të reaguar ndaj provokimeve për luftë. I pyetur nga Vizion Plus, zëdhënësi i komisionit europian, Piter Stano u shpreh se nuk ka koment mbi raportet e mediave ose vërejtjet e të tjerëve që interpretojnë deklaratat e dikujt tjetër.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *